Pas suksesit të arritur në Ligën e Kampionëve, ylli i Realit të Madritit dhe kapiteni i kombëtares Portugeze Kristiano Ronaldo ka zgjedhur që të kalojë disa ditë pushime në plazhet e Ibizës.
Edhe pse pushimet po i shijojnë 31-vjeçarit shumë shpejt do duhet t'i ndërpresë për t'iu bashkuar kombëtares së tij në Francë, ku talenti portugez pritet të shkëlqejë.