Shkëndija e Tetovës ka triumfuar në Kupën e Maqedonisë. Fitorja e arritur mbrëmjen e së hënës me rezultatin 2-0 ndaj Rabotniçkin i shpalli kuqezinjtë kampionë.
Ngritja e trofeut u prit me entuziazëm nga fitozët në stadiumin "Philipi 2" në Shkup. Golat u shënuan nga Radeski në minutën e 8´ të pjesës së parë dhe Junior dyfishoi në minutat shtesë.
Pas humbjes në luftën për titull në kampionat ndaj Vardarit të Shkupit, Kupa e Maqedonisë u kthye në një objektiv për klubin. Ekipi i drejtuar nga boshnjaku Bruno Akrapoviç mori trofeun që mungonte në vitrinë pas dy përpjekjeve të humbura më parë.