Premier Liga ka ulur siparin pasditen e së dielës me ndeshjet e fundit për sezonin 2015-2016-të. Leiçesteri kampion kryeson me 81 pikë, ndërsa Arsenali siguroi vendin e dytë duke kaluar Totenhemin (71 me 70 pikë).
"Dhelprat" e kishin fituar para dy javësh titullin kampion dhe barazimi me Çelsin ishte një takim festiv (1-1). Lufta në ndeshjet e fundit ishte për zonën e Ligës së Kampionëve.
Pas barazimit 1-1 që Mançester Siti mori në transfertë me Suonsin, djemtë e Pelegrinit siguruan zonën Champions me 66 pikë.
Pretendentë kryesor për këtë post ishte Mançester Junajtid (63 pikë), por ndeshja në "Old Traford" u anulua këtë të diel pas alarmit për bombë.
Edhe nëse ekipi i drejtuar nga Van Gal fiton në ndeshjen që ka për të luajtur ndaj Bornmëthit, ekipi nuk kualifikohet për në turin play-off për shkak se ndodhet pas me golavorazh.