Mbrojtësi shqiptar që mbajti shiritin e kapitenit në dy ndeshjet e fundit të 'Euro 2016', ka firmosur si gjithë të tjerët në tablonë e përgatitur nga Ministria e Jashtme para marrjes së pasaportave diplomatike.
Firma e tij nuk ka se si të bjerë në sy, pasi është shumë e veçantë. Ai ka bërë dy ikona të buzëqeshura që simbolizojnë dy germa A, pra Ansi Agolli dhe pas tyre numri 7 që ai mban në Kombëtare.
I pari që hodhi firmën në ambientet e MPJ-s ishte kapiteni Lorik Cana. Më pas firmosi trajneri Xhani De Biazi dhe pjesëtarët e tjerë të Kombëtares.