Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së mërkurës mes Portugalisë dhe Uellsit rezervoi edhe një përballje mes dy shokëve të skuadrës tek Reali i Madridid në Spanjë, Kristiano Ronaldos e Garet Bejlit.
Pas përfundimit të ndeshjes në favor të luzitanëve, sulmuesi i Realit shkoi pranë Bejlit për ta ngushëlluar për humbjen.
Portugezi duket se e fitoi këtë duel jo vetëm sepse ekipi i tij u kualifikua për në finalen e Europianit, por edhe se ai arriti të shënoi një gol mjaft të vlefshëm për ekipin e tij në fillimin e pjesës së dytë.
Ndër të tjera Ronaldo u shpall edhe lojtari i ndeshjes nga UEFA. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa foto ku Ronaldo shfaqet duke ngushëlluar Bejlin, pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit të ndeshjes.