"Nëse doni të vizitoni vendin kampion të Europës, vizitoni Portugalinë". Ky ishte mesazhi i trajnerit të njohur Zhose Murinjo, pak kohë pasi Portugalia fitoi për herë të parë në historinë e saj të futbollit Kampionatin Europian.
Portugezi është angazhuar së fundmi me skuadrën e Mançester Junajtid në Angli, por suksesi i arritur nga djemtë e drejtuar nga Fernando Santos ndaj Francës në finale, bëri që ai të publikonte një foto me shallin e Portugalisë.