FOTOLAJM/ Rrafshohet Qemal Stafa cfare ka mbetur nga impianti

FOTOLAJM/ Rrafshohet Qemal Stafa, çfarë ka mbetur nga impianti

Nga stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" ka mbetur vetëm pjesa që mbart edhe emrin në tabelën e vendosur mbi të.

13557717_627567370729969_7766017142613625253_nTribuna qendrore është e vetmja pjesë nga impianti në kryeqytet që ka shërbyer për disa dekada si impianti i vetëm ku mund të zhvilloheshin ndeshje ndërkombëtare.

Të gjitha tribunat e këtij impianti janë rrafshuar tashmë dhe ajo që ka mbetur është vetëm tribuna qendrore, për shkak se ajo mbart edhe shkallaren dhe pjesën hyrëse që është edhe "Monument Kulture".

13529140_627567377396635_1300016854982252157_n

Për këtë të fundit është vendosur që të ruhet dhe të shërbejë me të njëjtat funksione (edhe estetik si fasadë, por edhe funksional si hyrje dhe shkallare) në impiantin e ri, për të cilin kanë nisur punimet.

13501701_266674883691055_5920948420821454195_n



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama