Xhevahir Sukaj nuk është pjesë e sfidës mes Partizanit dhe Slovan Bratislavës që luhet sot pasdite (ora 18:00), në kuadër të takimit të parë paraeliminator për Ligën e Europës.
Sulmuesi pritet të firmosë nesër (të mërkurën) një kontratë në Malajzi me FC Perak. Ai është parë në shkallët e stadiumit me biletën e prerë në dorë.
Një ditë më parë "Panorama Sport" njoftoi se Sukaj nuk do të grumbullohej me ekipin dhe sot sulmuesi e ka treguar duke qenë prezent në shakllët e stadiumit, madje duke mbajtur edhe një biletë në duar për të parë dyelin e radhës.