Ditën e sotme u luajt një ndeshje simbolike mes kabinetit qeveritar dhe trupit diplomatik në Shqipëri.
Ndeshja u luajt në orën 19:00 në stadiumin "Selman Stërmasi". Ajo përfundoi me rezultatin 3-3. Në radhët e qeverisë, shënues ishin Eduard Shalësi që shënoi dy gola dhe Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm.
Gjithashtu, në lojë ishin edhe Bledi Çuçi (kapiten), Edmond Haxhinasto, Ervin Koçi, Besnik Bare, Erion Veliaj, Blendi Klosi etj. "Panorama" sjell fotot pikante nga ndeshja.