Franca dhe Shqipëria luajnë mbrëmjen e së mërkurës në "Velodrome" në Marsejes (ora 21:00), sfidë e vlefshme për takimet e dyta finaliste për Grupin A.
Pak kohë para fillimit të ndeshjes, tifozët kuqezi krijuan një atmosferë elektrizuese në rrugët e qytetit francez dhe në impiantin në të cilin do të luhet sfida.
Tifozë të Kombëtares, por edhe shumë personalitete "VIP" kanë publikuar foto nga prezenca e tyre në Francë.