Bastian Shvajnshtaiger dhe Antua Grizman ishin dy ndër protagonistët kryesor të sfidës mes Gjermanisë dhe Francës.
"Gjelat" mposhtën kampionët e botës në fuqi mbrëmjen e së enjtes me dy gola të Grizmanit. Goli i parë i tij u realizua me 11-metërsh, pas një gabimi në zonë nga Shvajnshtajger.
Kapiteni gjerman shkaktoi një penallti në fundin e pjesës së parë pas një prekje të topit me dorë. Kaq mjaftoi që arbitri italian, Ricoli, të akordonte 11-metërsh.
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë penalltisë që i dha avantazhin Francës, duke publikuar foto nga momenti i prekjes së topit me dore dhe deri në shënimin e golit.