Pas golit historik të shënuar ndaj Rumanisë, 25-vjeçari nga Elbasani po përjeton një ëndërr dhe ndodhet në qendër të vëmendjes kombëtare dhe ndërkombëtare. Por në sy të mediave kohët e fundit Armando Sadiku ka rënë edhe për jetën private.
U përfol për një afërsi të tij me këngëtaren Enca Haxhia, sigurisht pas publikimit nga kjo e fundit të një fotoje ku të dy shiheshin në një aeroport.
Por fjalë të tjera kanë nisur të qarkullojnë për një lidhje të fshehtë që Armando Sadiku po përjeton me vajzën e ndihmës trajnerit italian, Paolo Tramexani.
Kjo pasi në profilin e saj në IG, bukuroshja italiane Desire, një ditë pas fitores me Rumaninë, publikoi një foto të cilën e shoqëron me një zemër dedikuar Shqipërisë dhe Sadikut.
Komentet? "Sa të bukur që jeni". Teksa duhet të kujtojmë se Sadiku pasi shënoi golin, iu drejtua me vrap pankinës, ku u përqafua me ndihmës trajnerin Tramexani.
Ende nuk dihet asgjë me siguri por një gjë shihet që ata janë shumë pranë njëri-tjetrit kohët e fundit.