TIRANË, 23 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar në një takim me të rinjtë se në procesin e anetarësimit të PS-së është përfshirë dhe forumi i të rinjve socialist, për të shpjeguar ndryshimet e statusit.
Deputeti i Partisë Socialiste, Balla në një postim në rrjetin social Facebook pasditen e së hënës, shkruan se "Takim me të rinjte e FRESSH. Në procesin e zgjerimit të anëtarësisë së PS është përfshirë edhe Forumi Socialist". "Sot në një takim me të rinjtë e këtij Forumi për të shpjeguar ndryshimet në statut për mirëfunksionimin e tij", shkruan Balla.
/f.n/