FSHF hesht per denimin e Skenderbeut UEFA pezulloi klubin me 1 vit nga Europa

FSHF hesht për dënimin e Skënderbeut, UEFA pezulloi klubin me 1 vit nga Europa

UEFA pezulloi klubin e Skënderbeut me 1 vit nga pjesëmarrja në kupat e Europës dhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh për trukimin e ndeshjeve, ndërkohë që pas këtij vendimi nuk munguan edhe ragimet.

fshf-logo-e-re281Klubi korçar reagoi mbrëmjen e së hënës duke e quajtur të padrejtë këtë vendim dhe njoftoi se çështjen do ta ankimojë në CAS, ndërkohë që FSHF ende nuk ka bërë një koment mbi dënimin e dhënë nga 'qeveria e futbollit europian'.

Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka zgjedhur rrugën më të shkurtër, të heshtë. Reagimi i FSHF-së pritet me interes nga shumë aktorë, pasi çështja e Skënderbeut prek edhe ecurinë e ekipeve të tjera nga Superliga në kupat e Europës.

13307472_1053001861404201_8610186646392699560_nVendimi i UEFA-s ndaj klubit të Skënderbeut vjen pak javë pasi korçarët festuan titullin kampion për të gjashtë herë radhazi në Kategorinë Superiore. Ndërsa çështja me UEFA-n pritet të marrë formën e prerë pas datës 20 qershor, kohë në të cilën pritet të hidhet shorti për Kupat e Eurpës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama