Skuadra e Sopotit më në fund ka mësuar se në cilin kampionat do të luajë në sezonin e ardhshëm. Librazhdasit do të luajnë në Kategorinë e Parë, pasi Komisioni i Disiplinës në FSHF pranoi ankimimin e tyre për të fituar në tavolinë ndeshjen playoff kundër Partizanit B.
Ndeshja e datës 19 maj përfundoi me suksesin e skuadrës kryeqyetetase me shifrat 4-1, por menjëherë pas sfidës, Sopoti ankimoi në FSHF këtë rezultat, duke nxjerrë si pretendim aktivizimin e lojtarëve Ibrahimi dhe Ramadani, të cilët një ditë më parë kishin luajtur edhe në Kategorinë Superiore me ekipin e parë të të kuqve.
Një muaj e gjysmë pas ankimimit, Komisioni i Disiplinës doli me një vendim zyrtar si më poshtë vijon:
I mbajtur sot me date 6 Korrik 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi,
KONSTATOI:
Lidhur me kerkesen e paraqitur nga KF "Sopoti" rezulton qe shkelja e pretenduar nga ana e KF "Partizani B" eshte konsumuar. Kjo per faktin se ne baze te vendimit Nr.3 date 11.11.2013 te Komiteti Ekzekutiv te FSHFeshte percaktuar se nuk lejohet aktivizimi i lojtareve qe kane luajtuar me ekipin e pare brenda 24 oreve nga zhvillimi i asaj ndeshje. Ne rastin konkret, nga permbajtja e procesverbaleve te ndeshjeve rezulton se lojtaret Labinot Ibrahimi dhe Ylber Ramadanijane aktivizuar ne daten 18.05.2016 ne ndeshjen Partizani - Teuta te Kategorise Superiore dhe ne daten 19.05.2016 jane aktivizuar ne ndeshjen KF Sopoti - Partizani B.
Nga ana tjeter konstatohet fakti qe ne Rregulloren e Aktivitetit te sezonit 2015 - 2016 per Kategorine e Pare dhe Kategorine e Dyte, ne publikimin e bere nga ana e FSHF, nuk rezulton te jete pasqyruar kjo vendimmarrje e Komitetit Ekzekutiv. Cka ben qe ne veshtrim te tekstit te publikuar ne permbajtje te ketyre rregulloreve shkelja e pretenduar te jete realizuar pa faj nga KF "Partizani B". Pavaresisht ketij aspekti, nisur nga fakti qe vendimet e Komitetit Ekzekutiv jane te detyrueshme dhe mbizoterojne mbi percaktimet e tjera qe bien ne kundershtim me to, kerkesa e KF "Sopoti" gjendet e drejte dhe e bazuar ne rregullore.
Per sa me siper, mqenese jane aktivizuar lojtare te cilet nuk kishin te drejte te luanin, Komisioni i Disiplines
VENDOSI:
1.Pranimin e kerkeses se KF "Sopoti".
2.Anullimin e rezultatit te ndeshjes KF "Sopoti" - "Partizani B" e vlefshme per Play Off, zhvilluar me date 19.05.2016.
3.Bazuar ne nenin 54 te KDS per aktivizim te lojtareve qe nuk kishin te drejte te luanin, ndeshja KF Sopoti" - Partizani B e vlefshme per play off i jepet fitorja ne tavoline me rezultatin 3 - 0 ekipit KF "Sopoti".