FSHF jep nje lajm te mire per mbeshtetesit e kombetares

FSHF jep një lajm të mirë për mbështetësit e kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kishte në dispozicion nëj numër të kufizuar biletash për ndehsjet e radhës të kombëtares, kundër Francës dhe Rumanisë. Nëpërmjet nëj lajmërimi pulik, ajo ka ftuar të interesuarit të aplikojnë për të parë ndeshjet e mbetura të kuqezinjve në Euro 2016.

tickets

"FSHF do të krijojë mundësinë e pajisjes me bileta për të gjithë ata tifozë dhe dashamirës të kombëtares që nuk janë pajisur ende me një të tillë.

Ju bëjmë gjithashtu me dije se bëhet fjalë për sasi të vogla dhe për arsye organizative, këshillohen të gjithë të interesuarit të kontaktojnë sa më shpejt në kontaktet më poshtë për të patur mundësinë e organizimit të të gjitha detajeve përfshirë mundësitë e pagesës, tërheqjen e biletËs, etj.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e interesuar të jenë të pranishem në eventet e ardhshme të Kombëtares në Euro 2016, të kontaktojnë në adresat e mëposhtme të email-it: [email protected]; [email protected]; [email protected] ose në numrat e tel: +33 787753285 dhe +355665001301. Eventet e radhës të Kombëtares sonë në Euro2016 janë ndeshjet e Grupit A, respektivisht Francë - Shqipëri, e cila do të luhet në datë 15 Qershor, ora 21:00, në stadiumin Vélodrome në Marsejë dhe ndeshja Rumani - Shqipëri, e cila do të luhet në datë 19 qershor, ora 21:00, në stadiumin e Lionit".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama