Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që Enea Jorgji të jetë gjyqtari kryesor i takimit mes Flamurtarit dhe Skënderbeut që do të luhet sot pasditen në Vlorë.
Fillimisht, ishte vendosur që këtë ndeshje ta gjykonte Lorenc Jemini, por pas kundërshtimit të bërë nga klubi i Skënderbeut, FSHF ndryshoi qendrim sot në mengjes.
Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor i takimit në Vlorë, ndërsa Jemini dhe Koçi pas portave.
Kujtojmë që Jorgji është një arbitër që është akuzuar disa herë, se ka favorizuar hapur korçarët.
Në disa ndeshje, vendimet e tij favorizuese për Skënderbeun kanë qenë flagrante.