Tanimë të gjithë mediat flasin për një falimentim të mundshëm të Greqisë. Shqetësimi për zyrtarët europianë është se çfarë do të ndodhë në Greqi pas falimentimit. Kurse Financial Times, në një shkrim të Tony Barber, ka një tjetër shqetësim. Sipas FT, pasojat e largimit të Greqisë nga Eurozona shkojnë përtek kontrollit të kapitalit në Greqi.
“Bëhet fjalë për sigurinë europiane, sidomos në Ballkan, një zonë që për të paktën 140 vjet ka thithur vazhdimisht fuqitë e mëdha dhe i ka lënë ato duke lëpirë më pas plagët e tyre,” thuhet në shkrim.
Në shkrim thuhet se Greqia ka një histori tensionesh me Turqinë, por tani problem është bërë edhe marrëdhënia e Athinës me Shqipërinë.
“Greqia ka mosmarrëveshje për kufirin dhe të tjera mosmarrëveshje me Shqipërinë, që janë një burim i fshehur i paqëndrueshmërisë rajonale”, theksohet në tekst.
“Të lësh Greqinë që të kthehet në një vrimë të zezë në rajon, nuk është një opsion, pasi të lëshon Europën juglindore të veprojë sipas mendjes së saj, nuk është një opsion,” thekson FT.