Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Faqet e rrjeteve sociale, si Facebook, janë duke u bërë gjithnjë e më popullore dhe mënyrë kryesore për komunikim dhe shoqërizim. Edhe pse studime të mëparëshme kanë treguar se të dhënat nga mediat sociale po përdoren në fushën e psikiatrisë, pak hollësi dihet rreth kësaj çështjeje.
Veprimtaria në Facebook mund të jetë një tregues për shëndetin psikologjik, dhe ndodhta të përdoret si mënyrë trajtimi nga terapistë dhe psikologë.
Një studim i ri i kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Missourit dhe botuar në revistën Psychiatry Research, zbulon se sjellja dhe profilet në mediat sociale mund të sigurojnë informacione mbi shëndetin mendor të pacientëve.
Ekspertë thonë se terapistët ndoshta mund të përdorin mediat sociale për të krijuar një tablo më të plotë klinike të një pacienti. Gjatë studimit, shkencëtarët u kërkuan pacientëve për të folur rreth veprimtarive të tyre në Facebook dhe ata u shprehen lirshëm. Madje edhe pjesë të aktiviteteve në Facebook që pacientët zgjodhën për t’i fshehur, zbuluan të dhëna në lidhje me gjendjen e tyre psikologjike.
Shkencëtarët shqyrtuan një grup pacientësh vullnetarë, të cilëve u kërkuan për të shtypur faqen e veprimtarive rreth çdo aspekti të tyre në facebook dhe i lidhën ato me nivelin në të cilin këta pacientë treguan schizotypy – një shumëllojshmëri simptomash, si për shembull, tërheqje shoqërore dhe besime të pazakonta.
Siç pritej nga studiesit, disa pjesëmarrës treguan shenja të një lloji të schizotypysë e quajtur anhedonia – që është pamundësia për t’u gëzuar me veprimtari normalisht të gëzueshme, siç është (duhet të jetë) ndërveprimi ose bisedimi me kolegët.
Personat me anhedonia sociale kishin më shumë gjasa për të patur;
- më pak miq në Facebook
- më pak komunikim
- më pak shkëmbime fotografishë (dhe)
- profil më të gjatë në Facebook
Disa pacientë në studim fshehën pjesë të rëndësishme të profileve ose veprimtarive të tyre në Facebook, para se t’ia dorëzonin studiuesve listën e aktiviteteve. Ata gjithashtu treguan simptoma të llojit të schizotypysë, e quajtur devijim perceptimi, që e bën personin të besojë gjëra jo-normale ose të pazakonshme, duke menduar se përvojat apo ndodhitë pa ndonjë shkak-pasojë të vërtetë, kanë lidhje të largta.
Ndërsa, fshehjen në Facebook, studimi e lidh edhe me nivelet e larta të paranojës.
http://astritlulushi.wordpress.com/2013/01/29/facebook-siperfaqe-dhe-brendesi/