Fjala më e klikuar në botë në motorët e kërkimit, me rreth 4,42% të totalit, është “Facebook”. Në krahasim me një vit më parë, fjala është klikuar 24% me shpesh, siç informoi të premten firma e specializuar në monitorimet e uebit, “Experian Hitwise”. Gjigantët e tjerë të internetit, “You Tube” janë ngjitur në vendin e dytë. Ndryshe nga sa mund të mendohet, motorët e kërkimit nuk shërbejnë vetëm për të identifikuar faqe apo informacion të panjohur, pasi shumë persona preferojnë të kenë akses në një faqe të shumëpërdorur prej këtyre motorëve, çka eliminojnë nevojën për të mbajtur mend adresa shpesh herë të gjata.
Shumica e rritjes është realizuar nga aparatët telefonike si “iPhone”, ku të futesh në një faqe nga motorë kërkimi si “Google”, “Bing” dhe të tjerë është shumë më e thjeshtë. Për herë të parë, midis 50 fjalëve kyçe më popullore janë amazon.com, hotmail dhe twitter. Asnjë prej personave më të famshëm nuk përfshihet midis 50 vendeve të para. Midis “VIP”-ave, më mirë i pozicionuari është Justin Bieber, në vendin e 92-të.
Dhjetë fjalët më të kërkuara të vitit
1. Facebook
2. YouTube
3. Facebook login
4. Craigslist
5. Facebook.com
6. Yahoo
7. eBay
8. www.facebook.com
9. Mapquest
10. yahoo.com