Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerburg duhet të ketë një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Rrjeti i tij social sapo ka deklaruar të ardhura rekord. Në tre muajt e fundit (prill, maj, qershor) të këtij viti, Facebook ka regjistruar 2.91 miliardë dollarë, që është nj shumë më e madhe nga se pritej. Rritja e të ardhurave është lidhur me reklamat video që synojnë përdoruesit e telefonave smartphone.
62% e të ardhurave të Facebook vijnë nga reklamat. Përveç kësaj, rrjeti më i madh social ka rritur me 19% përdoruesit e përditshëm duke shkuar në 829 milionë përdorues në ditë.