Facebook kerkon falje per videon e kujtimeve

Facebook kerkon falje per videon e kujtimeve

Me siguri e keni publikuar ose e keni parë videon e fundit surprizë që Facebook ka përgatitur për ju, me momentet më të bukura të vitit. “The Year in Review” është një përmbledhje e postimeve në Facebook që ka marrë më shumë pëlqime, komente apo shpërndarje gjatë vitit, dhe i rregullon fotografitë në mënyrë kronologjike. Mbishkrimi në këtë postim është “Ka qenë një vit i shkëlqyeshëm! Faleminderit që ishit pjesë e tij”.

Por ky mbishkrim ka bërë që shumë prej përdoruesve t’u rikthehen momenteve të dhimshme, që tashmë i kishin harruar dhe nuk dëshironin t’i risillnin në vëmendje.  Një dizajner Web-i, Eric Meyer, në përmbledhjen e tij, pa një fotografi që i riktheu trishtimin që ai ka pasur gjatë vitit, për vdekjen e vajzës së tij. Pas këtij postimi, menaxheri i Facebookut për këtë aplikacion të ri, Jonathan Gheller, ka kontaktuar me të dhe i ka kërkuar falje në emër të kompanisë.

“Aplikacioni ishte i mrekullueshëm për shumë njerëz, por në këtë situatë ne më shumë i sollëm atij personi mërzi sesa gëzim”, ka thënë Gheller. “Ne mund të bëjmë më mirë, i jam mirënjohës që ai në këto momente të vështira shkroi për këtë rast”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama