Facebook mbush 5 vjec dhe rrezikon Youtube

Facebook mbush 5 vjec dhe rrezikon Youtube
“Pa ju dhe lidhjet qe krijoni me te tjeret, ky sherbim nuk do te kishte shume kuptim”, shkruan themeluesi i faqes Mark Zuckerberg, tashme milioner. Ne muajt e pare, facebook doli me nje version te thjeshte, me qellim ruajtjen e kontakteve mes studenteve, por me pas Mark Zuckerberg vendosi ta transmetonte online idene e tij, duke krijuar nje rrjet social vetem per studentet e universitetit. Suksesi ishte i menjehershem dhe kjo beri qe faqja te njihej per shume pak kohe nga mijera perdorues. Ne vitin 2006 Zuckerberg hodhi hapin e madh, duke e hapur faqen per kedo dhe ne te gjithe boten.

Ne kete moment, facebook nisi nje rrugetim te gjate por te sukseshshem. Brenda dy vitesh, facebook po thyente konkurrencen e shume faqeve prestigjoze si psh MySpace. Sot numerohen mbi 150 milione abonente dhe rritja e frikshme po leviz edhe themelet e Youtube. Por jo gjithcka ka shkuar vaj per facebook, pasi ne shume vende, kritikat per dhunimin e privacise kane qene te shumta. Sipas “New York Times” kjo eshte nje bote ku rreziqet qe mund te shkaktoje nuk jane llogaritur ende. Gjate samitit ne Davos, Zuckerberg ka rrefyer se endrra e tij e ardhshme eshte krijimi i nje motorri emocionesh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama