Sot Facebook ka njoftuar për në një veçori të re që ka lëshuar në ‘Timeline’. Në evenimentet e jetës tuaj, tani ju mund të shtoni se po prisni një fëmijë, datën se kur mund të mbërrijë fëmija, gjininë e fëmijës, dhe me kë e ke fëmijën.
Njoftimet e fëmijëve do të shfaqen në faqen e Festimeve në kolonën anash (sidebar), si dhe në ‘newsfeed’. Me këtë veçori të re Facebook do të mundohet të shënjestrojë prindërit që presin një fëmijë në opsionet për reklamim nga kompanitë që kanë p.sh. produkte për fëmijë të porsalindur. /Tech.Al/
http://www.tech.al/facebook-me-veti-te-re-pres-nje-femije/