Facebook ne akuze rrit fiktivisht perdoruesit?

Facebook ne akuze, rrit fiktivisht perdoruesit?
“Facebook” është vendosur në qendër të spekulimeve, për krijimin e informacioneve shtesë, të cilat përdoren për t’i rritur vlerën rrjetit social më popullor në botë. Akuzat janë bërë nga Komisioneri Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave Kompiuterike, i cili pretendon se kompania e drejtuar nga Mark Zuckerberg ruan ose krijon adresa e profile të paqëna.

Megjithatë, “Facebook”, i cili numëron 800 milion përdorues, i ka mohuar të gjitha spekulimet, duke i cilësuar si “gënjeshtra keqdashëse”. I pari që hodhi dritë mbi skandalin ishte një student 24-vjeçar i informatikës, i cili i bëri kompanisë një kërkesë zyrtare që t’i dërgonte të dhënat e tij personale. “Facebook” iu përgjigj duke i dërguar një cd ku përfshihej i gjithë aktiviteti që në hapjen e profilit, por gjithashtu ishin prezente edhe shumë informacione të fshira. Në database, duket se ruhen edhe emailet që përdoruesit i nisin shokëve të tyre ftesën për t’u bashkuar në Facebook, edhe nëse ata nuk regjistrohen në të.

Vetë studentit i figuronin disa adresa emaili. Të gjitha kishin qenë të tijat, por ai i kishte ndryshuar vazhdimisht duke i mbivendosur. Ruajtja e adresave, sipas studentit irlandez, lejon “Facebook” të rrisë vlerën e tij në mënyrë fiktive. Në çështjen e hapur në një gjykatë europiane, e cila ka juridiksion për të gjykuar “Facebook” në kontinent, avokatit e studentit pretendojnë edhe që kërkesa e informacioneve si opinionet politike, besimet fetare apo orientimi seksual thyejnë të drejtën e privacisë dhe krijojnë premisat për abuzim me të thëna personale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama