Facebook nxjerr ne shitje 1/4 e aksioneve

'Facebook' nxjerr ne shitje 1/4 e aksioneve
Në një deklaratë të rrjetit shoqëror më të madh në botë, mësohej se vendimi për të rritur sasinë e aksioneve që dalin në shitje është bërë për t’iu përgjigjur kërkesës së fortë të tregut. Njëkohësisht, rrjeti ka vendosur që të rrisë vlerën e një aksioni me 21%, duke e çuar çmimin e tij në 34-38 dollarë. Sipas ekspertëve, vendimi i “Facebook” vjen në një moment të papritur, në mesin e një debati për rentabilitetin e rrjetit, që përdoret nga më shumë se 800 milionë persona në botë, kryesisht për të krijuar e mbajtur lidhje sociale.

Ditën e martë, kompania gjigante e prodhimit të automobilëve, “General Motors”, lajmëroi se nuk do të paguajë më për të reklamuar në “Facebook”. Megjithatë, rivalët e “Ford” komunikuan se do të vazhdojnë me këtë strategji. “Në “Facebook” nuk mund thjesht të blesh hapësirën tënde të reklamave. Më e rëndësishme se kjo, për ne është që të kemi një prezencë të qartë në mënyrat inovative të reklamimit të sotëm”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama