Ata që nuk i janë dorëzuar yshtjes për të hapur një llogari në facebook, me siguri do ndihen triumfantë kur të lexojnë 526310_411156052324123_167058519_nrezultatet e studimit të fundit. Një i tillë, i botuar në Public Library of Science, kryer nga Ethan Kross i University of Michigan dhe Philippe Verduyn i Leuven University në Belgjikë, dëshmon se sa më shumë dikush përdor facebook, aq më i/e pakënaqur është nga jeta. Kërkime të mëparshme kanë zbuluar se përdorimi i facebook shoqërohet me xhelozi, tension shoqëror, izolim dhe depresion. Por gjithë këto studime kanë qenë ‘seksionale’, me fjalë të tjera fotografime në kohë. Si të tilla ato rrezikohen nga ngatërrimi i korrelacionit (lidhjes) me shkakësinë: ndoshta ata që shpenzojnë më shumë kohë në media sociale janë më të hapur ndaj emocioneve negative edhe pa to. Studimi i kryer nga Dr. Kross dhe Dr. Verduyn është i pari që analizon përdoruesit e facebook për një periudhë të gjatë dhe gjurmon atë se si ndryshojnë emocionet e tyre.
Shkencëtarët rekrutuan 82 përdorues të facebook për studimin e tyre. Këta vullnetarë në fund të adoleshencës apo në fillim të viteve të njëzeta, u pajtuan që aktiviteti i tyre në facebook të vëzhgohej për dy javë dhe të raportonin pesë herë në ditë për gjendjen e tyre emocionale dhe në kontaktet e tyre direkte sociale (telefonata dhe takimet në person me të tjerë). Këto raportime cyteshin nga sms që dërgoheshin mes orëve 10 të mëngjesit dhe mesnatës, me kërkesën që të plotësohej një pyetësor i vogël.
Kur shkencëtarët analizuan rezultatet, ata zbuluan se sa më shumë një vullnetar përdorte facebook në periudhën ndërmjet dy pyetësorëve, aq më keq raportonte ai se ndihej herën tjetër kur plotësonte pyetësorin e radhës. Vullnetarëve iu kërkua gjithashtu që të rankonin nivelin e kënaqësisë nga jeta në fillim dhe në fund të studimit. Ata që e përdornin facebook me tepri kishin më shumë gjasa të raportonin një rënie në kënaqësi krahasuar me ata që e vizitonin faqen sociale me raste. Në kontrast, kishte një asosacion pozitiv ndërmjet sasisë së kontakteve direkte sociale që kishte një vullnetar dhe pozitivitetit që ndiente. Me fjalë të tjera, sa më shumë që shoqëroheshin këta vullnetarë në jetën reale, aq më shumë pozitivë raportonin se ndiheshin kur u vinte radha të plotësonin pyetësorin.
Seksi i vullnetarit nuk kishte ndikim në këto gjetje, siç nuk kishte as përmasa e rrjetit social të tij/saj, motivimi i shpallur prej saj/tij për përdorimin e facebook, niveli i vetmisë apo depresionit apo vetëvlerësimi. Kësisoj, Dr. Kross dhe Dr. Verduyn arritën në përfundimin se, në vend që ta rrisë pozitivitetin, facebook e minon atë.
Ky studim nuk analizon se pse shoqërizmi në fb ka një efekt të ndryshëm nga shoqërizimi në person. Por një investigim i mëparshëm kryer nga shkencëtarë socialë (social scientists) nga Humboldt University dhe Darmstadt Technical University, të dy në Gjermani, mund ta kenë gjetur shkakun kryesor. Këta shkencëtarë që i paraqitën zbulimet e tyre në një konferencë në Lajpcig në shkurt, vëzhguan 584 përdorues të facebook, kryesisht në të njëzetat e jetës. Ata zbuluan se emocioni më i zakonshëm i lindur nga përdorimi i fb është smira. Duke e krahasuar pafund veten me moshatarët e tyre që i ‘stisnin’ fotografitë e tyre, i mbitheksonin arritjet dhe plagjiarizonin maksimat, mund t’i lërë përdoruesit e facebook diçka më shumë se në xhelozi. Takimet në jetën reale, në të kundërt, janë më shumë WYSIWYG (what you see is what you get-ç’sheh do të marrësh). Atë që asnjëri prej studimeve nuk provon është nëse kjo është e vërtetë vetëm për të rinjtë që përdorin fb. Më të rriturit mund të jenë më të butë dhe rrjedhimisht më pak të zemëruar me suksesin e shokëve, të rrejshëm apo të njëmendtë. Ndoshta.