Facebook vlen afersisht 100 miliard dollare

Facebook vlen afersisht 100 miliard dollare
Facebook do të nisë procesin për tu bërë një kompani mbarëbotërore nga ku pritet që vlera e saj të përllogaritet nga 75 miliard dollarë deri në 100 miliard. Finacial Times dhe Wall Street Journal raportojnë se kompania do të dorëzojë dokumentet këtë të enjte në agjencinë amerikane të vrojtimit të financave. Kjo pritet të jetë një nga asetet më të mëdha që do të dalin në treg në bursë që pas daljes së Google me 1.9 miliard në vitin 2004 dhe General Motors në nëntor të vitit 2010 me 20 miliard dollarë.

“Facebook është një arritje e jashtëzakonshme por 75-100 miliard? Do të bëjnë që Apple të duket e pavlerë”, shkruan Rupert Murdoch në Twitter. Kompania u themelua nga Mark Zuckerberg në vitin 2004 vetëm për studentët e Harvard-it por në pak vite ajo u bë faqja më popullore në botë. Shumë më të mëdha ajo i fiton nga reklamat.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama