Edhe më herët, debatet që hodhën dyshime mbi zgjedhjen e“Miss Universe2009”, Stefania Fernandez, nxitën polemika rreth figurës së fotografit shqiptar. Fadil Berisha akuzohet për favorizim nacional, në Miss Universe 2009, madje edhe presidenti i këtij evenimenti Donald Trump. Në shkrimin e revistës thuhet se Fadil Berisha është përgjegjës për zgjedhjen e kandidateve në “Miss Universe”, duke favorizuar hyrjen në dhjetëshe të kosovares Marigona Dragusha dhe shqiptares Hasna Xhukici.
Media spanjolle supozon se Berisha ka përgatitur dy kandidatet e “Miss Kosova” dhe “Miss Albania” për disa javë në Nju Jork para udhëtimit në Bahamas, ku kanë marrë këshilla nga fotografi. Media i referohet një deklarate të dhënë nga Miss Kosova, Marigona Dragusha, e cila është shprehur se ka kaluar gjashtë javë të mrekullueshme në SHBA duke punuar me fotografin Fadil Berisha dhe vajzën nga Shqipëria, Hasna Xhukici. Kjo zgjedhje, shkruan revista spanjolle, ka qenë e qëllimshme, që këto dy vajza të bashkohen më pas me agjencinë e tij të modelimit në Amerikë që drejtohet nga Trump.
Nga ana tjetër, presidentja e “Miss Universe”, fill pas deklaratave ka pohuar se zgjedhja e Stefania Frenandez ka qenë e ligjshme. “Ne nuk kemi vendosur të denoncojmë akuzat ndaj zgjedhjes se Stefania Fernandez, pasi ajo fitoi konkursin në mënyrë legjitime. Vajzat kandidate në ‘Miss Univers’ janë qenie njerëzore dhe mund të dyshojnë”, tha Paula Shugart. Ajo ka sqaruar se çdo vit ka gjithmonë një polemikë, pa marrë parasysh cili kandidat fiton, pasi vetëm një nga konkurrentet do të shpallet fitues dhe askush nuk do të jetë plotësisht i kënaqur me rezultatin.
“Unë e di se ka shumë njerëz të cilët janë të zhgënjyer, por kjo nuk është asgjë e re për ne. Stefania Fernandez bëri histori duke marrë kurorën e ‘Miss Universe’, por zgjedhja e saj do të shënohet në kujtesën time si një nga më të kritikuarat e të gjitha kohërave”.
Marrë nga Ekonomisti.net