Faktet e reja shtyjne marrjen ne pyetje te Golemit

Faktet e reja shtyjne marrjen ne pyetje te Golemit

Prokuroria ka vendosur që të shtyjë marrjen në pyetje të Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, për shkak të provave dhe fakteve të reja që kanë dalë pas dëshmive të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë.

Marrja në pyetje e Golemit ishte planifikuar të bëhej sot në qelitë e paraburgimit “313”, ku Golemi ndodhet pas masës së arrestit me burg.

Pas “dështimit” të marrjes në pyetje të Fullanit, dhe shtyrjes së dëshmisë të Golemit, nuk është vendosur ende një datë se kur do të pyeten dy zyrtarët e BSH-së.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama