Familja Jingdong i ofron Fabio Kapelos rol menaxheri tek Interi

Familja Jingdong i ofron Fabio Kapelos rol menaxheri tek Interi

Fabio Kapelo dhe Roberto Mançini në një shoqëri është një ide e rrezikshme, por e bukur për familjen Jingdong. "Gazzetta dello Sport" bëri dje me dije se pronarët e rinj të Interit kanë kontaktuar trajnerin e famshëm për t'i ofruar një post menaxheri në ekip. Ndërsa vetë e përditshmja shkon më tej duke supozuar se, në rast largimi të Manços, do të jetë Don Fabio zëvendësuesi i tij.

fabio kapelo

Njohje e vjetër

Fabio Kapelo gjithmonë ka ngacmuar fantazinë e familjes Jingdong, e cila vetëm muaj më parë e ka kontaktuar për t'i ofruar postin e trajnerit të Jiangsu Suning. Mirëpo, trajneri italian ka refuzuar ofertën e tyre pasi nuk dëshironte të punonte më jashtë vendlindjes.

WCGAZ1_0HNZOUBA-091-k9PD-U130267519474QjH-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Refuzimi i katërfishtë

Gjatë karrierës së gjatë, Fabio Kapelo ka qenë plot katër herë pranë Interit. Në 1999-ën, Masimo Morati, përpara se të afronte Marçelo Lipin, mendoi se ishte Kapelo i duhuri për Interin e tij. Më pas, në pranverën e 2005-ës, ishte sërish Masimo Morati ai që nisi punën për të veshur zikaltër Kapelon, i cili në atë kohë drejtonte ekipin e Juventusit. Por, skandali i "Calciopoli"-t bëri që ish-presidenti i Interit të braktiste idenë e tij.

Kapelo

Në 2010-ën, emri i Fabio Kapelos u mor sërish në konsideratë pasi ishte i pari në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Zhoze Murinjon. Por, për arsye që ende nuk dihen, ish-numri një i Interit zgjodhi Rafa Benitezin. Edhe një vit më pas Kapelo u mendua se do të transferohej në Milano, pasi u tha se ishte pasuesi ideal i Leonardos, i cili braktisi Interin për t'iu bashkuar PSG-së. Tani kjo është hera e pestë që Interi tundon 70-vjeçarin.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama