Familjaret braktisin Kostandin Xhuvanin Nuk i paguajne avokat dhe as e vizitojne ne burg

Familjaret braktisin Kostandin Xhuvanin: Nuk i paguajne avokat dhe as e vizitojne ne burg

Familjarët e Kostandin Xhuvanit nuk kanë preferuar të vizitojnë djalin e tyre në ambientet e burgut gjithashtu nuk kanë qenë as të pranishëm gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë. Prindërit e tij, Gjergj dhe Luiza Xhuvani mësohet se gjithashtu janë larguar dhe nga Tiranë.

Ish-deputetja e Partisë Socialiste në fjalën e saj, ku deklaroi dorëzimin e mandatit paralajmëroi një gjë të tillë kur tha: “Do të tërhiqem në thellësinë e dhimbjes me peshë të parehabilitueshme.”

Përveç prindërve, në sallën e gjyqit gjatë ditës së sotme nuk ishte i pranishëm asnjë nga familjarët e tjerë.

Kostadini vetëm është vizituar nga motra në ambientet e Drejtorisë së  Policisë Tiranë.

Në gjyq, Kostadini është përfaqësuar nga një avokat i përcaktuar nga shteti pasi familjarët nuk i kanë paguar mbrojtës ligjor.

Avokati Violen Çoniku tha se do të mbrojë Kostandini për t'i siguruar një proces të drejtë, ndërsa shpjegoi se i kishte kërkuar klientit të tij që të mos jepte shpjegime në këtë seancë.

Xhuvani u paraqit edhe brenda hekurave të sallës së gjyqit me pranga në duar, siç nuk ka ndodhur më parë me ndonjë tjetër të akuzuar për krime të rënda. Atij iu hoqën prangat vetëm pasi ky fakt iu vu në dukje kryesuesit të seancës nga gazetarët e pranishëm në sallë. 26 -vjeçari nuk foli gjatë seancës, përveçse kur është përgjigjur për gjeneralitetet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama