Problemet e vazhdueshme me fanellat "Puma" të Zvicrës që shqyheshin lehtësisht ka krijuar shumë momente të çuditshme gjatë ndeshjes me Francën.
Por për ta kaluar situatën me humor ka menduar Xherdan Shaqiri, i cili ka bërë një nga batutat e tij të zakonshme në përfundim të takimit.
"Uroj që Puma të mos prodhojë prezervativë", ishin fjalët e mesfushorit shtatshkurtër të Zvicrës mes të qeshurave të gazetarëve të pranishëm.
Katër futbollistë zviceranë u detyruan të ndryshonin fanellat gjatë ndeshjes me Francën.