Fast Five ishte filmi me i pirateruar ne vitin 2011
- Botuar: 13 vite më parë
- Shkruar nga:
Filmi aksion Fast Five ka qenë filmi që është shkarkuar më shumë ilegalisht, sipas Torrent Freak. Filmi, i pesti në serinë e tij, është shkarkuar 9.2 milion herë. Në vendin e dyt është The Hangover 2 me 8.8 milion herë. Vitin e shkuar në krye të listës ishte filmi Avatar. James Cameron ka thënë se do e bëjë filmin në 3D, duke penguar kështu edhe shkarkimin e tij ilegalisht.
Më poshtë janë 10 filmat më të shkarkuar ilegalisht.
1. Fast Five – 9.2m shkarkime
2. The Hangover II – 8.8m shkarkime
3. Thor – 8.3m shkarkime
4. Source Code – 7.9m shkarkime
5. I Am Number Four – 7.6m shkarkime
6. Sucker Punch – 7.2m shkarkime
7. 127 Hours – 6.9m shkarkime
8. Rango – 6.4m shkarkime
9. The King’s Speech – 6.2m shkarkime
10. Harry Potter and the Deathly Hallows Part 2 – 6m shkarkime