Fatkeq si nje francez

'Fatkeq si nje francez'
Nëse do të përshtasnin mënyrën e jetesës dhe gjuhën e britanikëve, francezët do të ndjeheshin më të lumtur në lëkurën e tyre. Kështu thotë të paktën shtypi britanik.

Gjatë shumë viteve, na kanë thënë se francezët ishin më me fat se ne. na kanë thënë se kishin një klimë më të mirë, një kuzhinë më të mirë dhe një verë më të lirë, e cila rridhte lumë. Asokohe britanikët shiheshin si puritanë seksualë të lidhur pas tavolinës së punës, kurse francezët, në imagjinatën tonë, ishin më të dhënë pas jetës së bukur dhe gjithçkaje tjetër që ofron një shoqëri e bazuar tek socializmi: një javë pune prej 35 orësh, greva për të reklamuar të drejtat shtesë, më shumë ditë pushimi gjatë verës që dukeshin më të gjata edhe se vetë vera. Sigurisht, britanikët kishin një rrogë mesatare pak më të lartë, por francezët dinin të argëtoheshin.

Por jo! Të gjitha këto nuk ishin veçse gënjeshtra të zyrës franceze të turizmit dhe udhëtarëve eurofilë të të majtës angleze.

Claudia Senik, profesore e Shkollës Ekonomike të Parisit, ka publikuar në revistën “The Local”, një artikull që ka pasur efektin e një bombe (pranë lexuesve britanikë). Ajo shpjegon këtë artikull se: 1) Francezët ndjehen fatkëqinj. 2) I vetmi mjet për ata, që të dalin nga kjo gjendje kotësie, është që të frymëzohen pak më shumë prej britanikëve.
Konkluzionet e saj bazohen tek një sondazh i organizuar në vitin 2011 nga BVA dhe Gallup International, prej ku del se francezët janë populli më pesimist i botës – edhe mëpesimist se banorët e zonave të luftës, si Iraku dhe Afganistani.

Në epokën e sondazheve, do të kishim reaguar duke ja faturuar idetë e zymta të francezëve, situatës së keqe ekonomike. Por Claudia Senik shprehet se problemi është më i thellë se kaq. Francezët, shkruan ajo. Janë fatkëqinj sepse janë francezë. Dhe meqë flasin frëngjisht, ata ndjehen edhe më fatkëqinj. Sa do të doja t’ja raportoja këto komente presidentit François Hollande, kritikut të madh të mënyrës anglo-saksone të jetesës! Dhe sa do të doja t’i thojë këto me zë të lartë dhe të qartë, në një anglishte rruge, sikur po kërkoja adresën e një rruge!
 
Mëkati i krenarisë

Për Claudia Senik, tre janë faktorët në origjinën e pesimizmit të francezëve. Fillimisht shkollat e tyre janë tepër të mira. ”Në Francë, shumica e nxënësve kanë zakonin të marrin not atë këqia”, shpjegon ajo. “Kur ata mendojnë për meritat dhe vlerat e tyre, ata e çojnë mendjen tek notat e këqia ose të mesme që kanë marrë”. Ky është në fakt një kompliment me kuptim të dyfishtë, por nxënësit britanikë janë më të lumtur, sepse sistemi ynë i arsimit është shumë më elastik. Shumë dekada mësimdhënieje liberale, i fokusuar tek nxënësit (ku fëmijët shpërblehen edhe thjesht sepse janë prezentë), kanë krijuar një brez britanikësh që kanë zakonin e të qenit të lumtur me inteligjencën e tyre, edhe në se s’kanë gjë në kokë. Injoranca është çelësi i lumturisë.

Nga ana tjetër, francezët nuk e kanë pranuar kurrë humbjen e perandorisë së tyre. Ishte një kohë kur Franca kontrollonte një pjesë të madhe të botës dhe kur Parisi tërhiqte piktorët dhe muzikantët më të mëdhenj të botës. Sigurisht, të gjithë kemi qenë të detyruar të bëhemi oborri i pasëm i SHBA, ku mallrat kineze shiten me çmime të ulëta. Por Franca e ka vuajtur më së shumti adoptimin me këtë ndryshim radikal, pasi krenaria e saj kombëtare e pengon të ndjekë realitetin e shekullit të 21. “Ka diçka thellë në ideologjinë e francezëve, që i frymëzon ata me përçmim ndaj globalizimit të tregjeve”, saktëson Claudia Senik.

Në të kundërt, pasioni për sektorin financiar, orët e gjata të punës dhe pushimet e lehta nga puna, që francezët ua faturojnë me ironi britanikëve, na lejojnë ne të shfrytëzojmë më mirë natyrën e pamshirshme të ekonomisë së globalizuar. Edhe pse i thanë “Jo” fondamentalizmit të tregut, sërish kjo nuk i bëri më të lumtur francezët, por i bëri ata thjesht më të izoluar dhe më të varfër. Një shembull i mirë i kësaj është propozimi i presidentit Hollande, për të taksuar me 75%. Të ardhurat mbi një milion euro (një taksë e cila mezi u ul së fundi në 66%). Fundja, kjo është një ide barazitiste e mirë (që t’i bësh të paguajnë më të pasurit, për krizën që ata vetë e provokuan), por kjo masë ka inkurajuar ikjen e një mase kapitalesh që sot vlerësohen në 53 miliard euro.
 
Të ndarë nga bota

Më në fund dhe mbi të gjitha, Claudia Senik konsideron se problemi më i madh i francezëve është që ata s’flasin anglisht. Ajo shkruan: “Për të qenë më të lumtur, francezët duhet të mësojnë më shumë gjuhë të huaja. Nuk je automatikisht i lumtur kur flet një gjuhë tjetër, por kjo ndihmon të integrohesh më mirë në mjedisin e sotëm global, e kjo arrihet më së shumti kur flet gjuhën angleze”. Senik shton se “kjo gjë është e vështirë për nxënësit francezë, kur duhet të mësojnë anglishten, sesa për fëmijët britanikë që duhet të mësojnë frëngjishten”. Aktualisht francezët ecin, në këtë aspekt, sipas proverbit “të shkojë mali tek Muhameti”.

Krenaria franceze që shprehet në largësinë e Francës me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, nuk e ndihmon atë që të ruajë identitetin e saj të fuqishëm dhe të pasur, por ka shkaktuar ndarjen e Francës nga bota. Sot ky shtet ruan me xhelozi industritë e tij të vjetra dhe një status asistencial qesharak, i cili nuk krijon më shumë lumturi, por që sjell më shumë ndarje dhe vështirësi adaptimi me botën e sotme që ndryshon shumë shpejt. Pra, “Rroftë diferenca”, sepse kjo është shumë e mirë për britanikët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama