Fatmir Mediu i denuar ne Itali. Ka shoqeruar jashte kryeministrin Berisha me emer te ndryshuar

Fatmir Mediu i denuar ne Itali. Ka shoqeruar jashte kryeministrin Berisha me emer te ndryshuar

E përditshmja “Tema” ka publikuar sot në faqen e saj të parë faksimilen e një vendim gjyqi nga Gjykata e Milanos, e ku figuron si i dënuar shtetasi me emrin Fatmir Mediu. “Tema” e cila ka një llogari të hapur me Mediun që nga koha e shpërthimit në Gerdec, dhe që mbron idenë se dekriminalizimi duhet të preki të dy krahët e politikës, shkruan se Fatmi Mehdiu, është aleat i ngushtë i Partisë Demokratike, tellallja kryesore e dekriminalizimit.

 

Sipas“Tema”: “Meqë Partia Demokratike po këmbëngul në shenjat e gishtave, mund të çekojë në Ministrinë e Jashtme se mos zoti Mediu për një kohë të gjatë nuk ka udhëtuar me pasaportë me emrin Fatmir Mediu, por Fatmir Mehdihoxha. Biles së paku në një udhëtim në SHBA me Sali Berishën në janar të vitit 2005, ka qenë me këtë emër”. Materiali i dënimit nga gjykatat italiane të liderit republikan qe akuzohej se kishte marre nen mbrojtje politike nje trafikant duke i dhënë atij mbulesë politike në kuadrin e një delegacioni parlamentar, nuk është një fakt i ri, por gazeta Tema i është rikthyer atij në vlagën e debatit për dekriminalizimin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama