Prej gati nje muaji ka filluar maratona e provave te fustaneve ne dyqanet e kryeqytetit. Ka prej tyre qe i kane pasur idete e qarta dhe i kane blere fustanet, e te tjera preferojne qe te shohin edhe pak, pasi kohe ka deri ne mbremjen e matures, ne korrik. Por, cila eshte shifra kufi qe keto maturante kane? Kjo eshte nje pyetje qe shume prinder i ka bere tashme dhe dhimbje koke. Ne dyqanet e pyetura, fakti i pare qe te ben pershtypje eshte monedha me te cilen blihen fustanet. Nuk flitet me me lek, por me euro. "Ky fustan kushton 850 euro", shpjegon shitesja "Deri tani jane shitur dy, ky eshte i fundit qe ka mbetur".
Me tej çmimet e fustaneve te shitura vazhdojne 500 euro, 400 euro etj., etj. Por, ky eshte vetem fillimi, pasi blerjet ende nuk kane filluar mire dhe deri ne minuten e fundit vlera e nje fustani mbremjeje do te jete rritur edhe me shume.
Kepucet
Fustani i endrrave sigurisht qe do kepucet e duhura. Edhe ne kete pike nuk mund te behen tolerime. Shpenzimet per kepucet nuk jane aq te medha sa per fustanet, por edhe te paperfillshme nuk mund te konsiderohen. Ne nje nga dyqanet me ne ze te kepuceve ne kryeqytet, na tregojne se shifrat per kepucet e blera variojne nga 170 euro ( me te lirat) e deri ne 600 euro. Megjithate, jo te gjitheve ua lejon portofoli te blejne ne keto dyqane dhe me te tilla çmime, dhe per kete i drejtojne syte nga dyqanet me ekonomike, ku mund te gjejne fustan apo kepuce qe nuk shiten me euro, por me lek.
Tualeti
Jo me pak i rendesishem ne kete dite eshte tualeti dhe floket. Ne siten e maturanteve kalojne qindra modele, por ne fund fiton vetem nje. Ndonese eshte pjesa me e dukshme, tualeti dhe floket kushtojne me pak se gjithçka tjeter. Sallonet e bukurise i kane çmimet standarde. "Kaq per floke te shkurter e aq per floke te gjate". Ndersa tualeti kushton 1 mije lek. Maksimumi i shpenzimit per floke dhe tualet shkon 2 mije lek. Keto çmime jane ne sallonet e zakonshme, pasi ne ato qe frekuentohen nga VIP-at çmimet nuk behen publike.
Restoranti
Nje shpenzim i domosdoshem. Kete vit pjesa me e madhe e rezervimeve jane ne lokale apo komplekse qe gjenden jashte Tiranes. Madje, nuk mungojne edhe rezervimet ne qytetin bregdetar te Durresit. Per kete pjese, shpenzimet jane ne varesi te restoranteve. Nje maturant qe do te festoje ne Durres, do te shpenzoje perafersisht 4500 leke (vetem per ushqimin) ndersa ne Tirane çdo gje varet nga restoranti dhe fatura mund te shkoje nga 4 mije deri ne 6 mije leke.
Ata qe kane me shume rezerva per kete mbremje jane prinderit, te cilet jane "sponsoret". Per ta sigurisht qe disa jane shpenzime te kota, por perballe lumturise se femijeve nuk mund te bejne gje tjeter veçse te hapin portofolin dhe te kenaqin deshirat e tyre. Ne fund te fundit, kjo eshte vera e fundit per ata si femije. Ne tetor do te kene nje tjeter status, ate te studentit.