Federata marketing dhe tregti ne France me kombetaren

Federata, marketing dhe tregti në Francë me kombëtaren

Interesimi shumë i madh i tifozëve për Shqipërinë në Francë, ka bërë që FSHF të hapë në Perros Guirec, pranë qendrës stërvitore të ekipit, të ashtuquajturën "Shtëpia e Tifozëve". Ky vend do të shërbejë jo vetëm si pikëtakimi për mbështetësit kuqezi që duan informacione rreth idhujve të tyre, por edhe për të tregtuar artikujt zyrtarë të FSHF-së.

ff

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, aty do të tregtohen produktet zyrtare të skuadrës kombëtare, si fanella, tuta etj, si dhe suvenire të ndryshëm si varëse çelësash, USB, syze gazmore, shkumësa kuqezi, kapele me logon e FSHF-së, etj.

Në ceremoninë e inaugurimit, në orën 21:00, do të jetë i pranishëm ekipi kombëtar, trajneri De Biazi, stafi si dhe drejtuesit e lartë të FSHF-së. Të ftuar do të jenë edhe personalitete të Perros Guirec, përfshirë edhe Kryetarin e Bashkisë. Një organizim i ngjashëm po përgatitet edhe në Marsejë, para ndeshjes me Francën.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama