Federica Mogherini qe 17 vjec enderronte per Shqiperine

Federica Mogherini që 17 vjeç ëndërronte për Shqipërinë

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë ka mbajtur, sot, një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, një nderim i ekzagjeruar dhe disa shkallë sipër rangut protokollar që i takon.

Si për ta konfirmuar këtë gjë, fjalimi i saj ka qenë tipik burokratik, i mbushur me klishe e shtjellime sipërfaqësore e monotone. Munguar nga fjalët e saj kanë qenë problemet kryesore të vendit, mungesa e lirisë, pushteti i pakufizuar i politikanëve, korrupsioni, media e varur, shoqëria civile anemike, ekonomia klienteliste dhe e prapambetur.

Por fjalimi ka patur një pikë kulmore, kur Zonja Mogherini është shprehur se:

Deklaratë e çuditshme, pasi 25 vjet më parë, Mogherini ka qënë vetëm 17 vjeç dhe vështirë të besohet që në kulmin e adoleshencës ajo e ka patur mendjen tek Shqipëria.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama