Feja drejt zhdukjes?!

Feja drejt zhdukjes?!

"Fetë do të zhduken deri në vitin 2041”, thotë psikologu irlandez, Nigel Barber, në studimine tij të titulluar: “Why Atheism Will Replace Religion” (“Pse ateizmi do të zëvendësojë fenë”), të cilin do ta publikojë në muajin gusht.

Studimin e tij Barber e ka bërë në 137 shtete. Ndërsa, sipas tij, nga këto hulumtime doli se në çdo shtet të zhvilluar, ateizmi është në rritje. Rezultatet e hulumtimit të tij i shkroi në një artikull për ‘Psychology Today’. Ai vë në dukje se në vendet në zhvillim, të tilla si ato të Afrikës, feja ende ka rrënjë të thella në jetën e njerëzve.  Në anën tjetër, në shtetet e zhvilluara evropiane ateizmi është në rritje. Barber përmend si shembuj Suedinë (64 për qind ateistë), Danimarkën (48 për qind ateistë), Francën (44 për qind ateistë) dhe Gjermaninë (42 për qind ateistë).

Antropologët, thotë Barber, vitet e fundit merren me çështjen se pse ateizmi është në rritje në vendet ekonomikisht të zhvilluara. Antropologu, James Fraser, pohon se feja është një mjet me të cilin njerëzit ndihmohen të përballen me pasigurinë ekzistenciale. Barber beson se kjo tezë është e saktë. "Ka shumë gjasa që ateistë do të jenë njerëzit me shkollë që jetojnë në qytete”, thotë ai.

Barber, gjithashtu pohon se ka shumë ateistë në vendet ku pabarazia ekonomike është më pak e theksuar, si edhe në vendet me institucione të forta të shtetit të mirëqenies. Religjioni gjithashtu nxit shumimin, thotë ai, prandaj kjo është e pashmangshme në kulturat e drejtuara kah bujqësia, kur bashkësitë familjare kanë nevojë për krahë të papaguar pune.

Zhvillimi shoqëror, sipas psikologut irlandez, me kohë do të zëvendësojë tërësisht religjionin në dobi të ateizmit. Barber parashikon që religjioni do të zhduket tërësisht në 30 vitet e ardhshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama