Fejohet me ate qe e plagosi

Fejohet me ate qe e plagosi

Duket se ka marrë një tjetër rrugë ngjarja e rëndë e ndodhur rreth një muaj e gjysmë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës. Atëherë, 18-vjeçar Aldo Arshiaj plagosi me armë, brenda në shkollë bashkëmoshtaren e tij, E. Toto. Autori i krimit përfundoi në pranga, por duket se edhe nga qelia ai ka mundur të fitojë zemrën e shoqes së shkollës, pasi vetëm dy ditë më parë ajo e ka falur dhe ata kanë shpallur fejesën.

Përplasja mes dy adoleshentëve ndodhi mëngjesin e 22 shtatorit të këtij viti në ambientet e shkollës së Gjormit.  Rreth orës 09:00, Aldo Arshiaj ka kërkuar që të sqarohet me 17-vjeçaren E. Toto. Sipas policisë, dy të rinjtë kanë nisur të debatojnë dhe në grindje e sipër, Arshiaj ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër, por plumbi ka bërë rikoshet dhe ka plagosur vajzën në kokë. Nxënësja është dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës, ku pas ndihmës së parë mjekësore doli nga rreziku për jetën.

Fejesa është bërë publike nga të afërmit e dy të rinjve, madje një prej tyre ka publikuar në "Facebook" dhe një fotografi ku Arshiaj dhe Toto kanë dalë bashkë. Duket se përgjatë dy muajve, mes dy familjeve kontaktet kanë qenë të shpeshta, me qëllim zgjidhjen e problemit të fëmijëve të tyre. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, 17-vjeçarja i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Arshiajt për të konkretizuar lidhjen e tyre me fejesë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama