Femija 3-vjec qe nuk ndjen dhembje
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Prinderit mesohen shpejt me gervishtjet dhe lendimet e femijeve te tyre, por kur keto aksidente te vogla nuk shoqerohen me te qara atehere kjo gje behet shqetesuese.
Ky eshte rasti i Josh Hodgkiss, 3-vjeçari i cili lendon veten me shume seç duhet sepse ai thjesht nuk ndjen dhembje. Josh ka kafshuar ne gjysme gjuhen e tij, ka nxire njerin sy dhe ka shkulur thoin e kembes pa ndjere kurrfare shqetesimi.
Djali ka lindur me nje çrregullim gjenetik shume te rralle qe quhet sindroma Smith-Magenis. Perveç mungeses se dhembjes, Josh ka edhe nje mungese totale te konceptit te frikes e rrezikut dhe shpeshhere behet shume agresiv me anetaret e familjes.
Nena e tij, 25-vjeçarja Stephanie, tregon: “Njehere kur po e mbaja ne preher me theu hunden duke me goditur me koke. Motres se tij i shkul floket dhe e godet me grushta. Nuk besoj se njerezit e kuptojne gjendjen e tij.”
Sindroma Smith-Magenis prek 1 ne 25 mije femije.