Femija bie nga ballkoni kapet ne ajer nga turistja

Femija bie nga ballkoni, kapet ne ajer nga turistja
Sitet amerikane e kanë pasur si lajm kryesor, duke e cilësuar atë si një gjë të pabesueshme, madje, një mrekulli të vërtetë. Bëhet fjalë për një fëmijë 16 muajshe, e cila është rrëzuar nga kati i katërt i një hoteli në Orlando dhe është kapur në ajër nga një turiste angleze. Gruaja 44-vjeçare ishte duke shkuar në pishinën e hotelit, kur ka parë fëmijën që kishte dalë në ballkon dhe u rrëzua. Ajo është afruar menjëherë poshtë ballkonit dhe e ka pritur fëmijën, që i kishte shpëtuar vëmëndjes së nënës së vet. Fëmija nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama