Felix Finkbeiner është një nga fëmijët më të njohur në Gjermani, por edhe në botë. Kur ishte vëtëm 9 vjeç, ai premtoi se do të mbillte 1 milionë pemë në Gjermani. Tashmë në moshën 13-vjeçari, ai ja ka arritur kësaj gjëje. Finkbeiner ka hapur edhe një organizatë për mbjelljen e pemëve Plant For The Planet, e cila është e pranishme në 70 vende të botës. Qëllimi i 13-vjeçarit, i cili mbështetet edhe nga heronj të tjerë të vegjël, është që numrin e pemëve të mbjella ta çojë në trilionë.