Por vetëm dy ditë pas lindjes ai u detyrua të lërë vendin. Udhëtimi 14-orësh drejt Greqisë ishte i lodhshëm dhe nëna e tij, Geraldina, vuajti shumë. Pati raportime kontradiktore për shëndetin e saj dhe të bebes. Por ata të dy mbijetuan. Sapo e morën veten, qeveria greke u kërkoi të largohen. Ata u vendosën në Egjipt, e më pas në jug të Francës. Pasi pushtimit nazist të Francës, ata u nisën me nxitim drejt Britanisë. Në nxitim e sipër, disa nga bagazhet humbën.
Ata jetuan fillimisht në hotel Ritz. Pas luftës u vendosën në Egjipt. Por në vitin 1952 u detyruan të largohen drejt Parisit. Rruga e jetës e Leka Zogut ka qenë e vështirë. Ai u edukua në Egjipt, Zvicër e Francë. U diplomua në Akademinë Ushtarake në Sandhurst. Më pas studioi shkenca ekonomike e politike në Sorbonë. Në vitin 1961, pasi i vdiq babai, e shpalli veten Mbret të Shqipërisë në një ceremoni në një hotel të Parisit. Gjeni më poshtë disa foto nga fëmijëria e tij.