Ekzistojne shume menyra qe edhe gjate veres te mbahet aktiv truri i femijeve. Mund t’i lini femijet qe te zgjedhin vet ate qe duan te lexojne gjate veres. Ata mund te lexojne edhe libra komike (“stripa”), me rendesi eshte qe te lexojne ndonje gje. Nxitni ata qe te mesojne ndonje aftesi te re, sikur qe eshte noti, ngasja e biçikletes, apo ndonje sport. Mund te shikoni se a ka ne qytetin tuaj ndonje ekspozite te rendesishme, apo ndonje film te pershtatshem per femije.
Me femijet tuaj mund te kaloni kohen e lire edhe ne natyre, duke e njoftuar ate me bime te ndryshme, por natyrisht edhe duke lozur. Ne kete menyre, gjate pushimeve verore, perpos qe do te pushojne, femijet do te mesojne edhe gjera te reja, si dhe do te afrohen edhe me shume me prinderit dhe me anetaret tjere te familjes.
Dmth, perkunder asaj se mund t’ju duket me lehte qe te pushoni dhe t’i lini femijet ta kalojne kohen e lire si te duan, me mire eshte qe te jini ju ata qe organizojne ne menyren me te mire kohen e lire, meqe edhe gjate pushimeve verore ju duhet ta kryeni obligimin tuaj te te qenit prind.