Femijet e Rushdie-ut akoma magjike

Fëmijët e Rushdie-ut, akoma magjikë
Romani i Salman Rushdie-ut që bëri epokë “Fëmijët e mesnatës” është më i miri ndër romanet që janë vlerësuar në dyzet vjet me Çmimin Man Booker, rezultat i dalë nga një votim i publikut që e ka bërë të ditur dje e përditshmja britanike “The Guardian”. Nga ky votim me rastin e 40- vjetorit të çmimit ku kanë marrë pjesë 8000 vetë, rreth 36% e lexuesve, ka zgjedhur “Fëmijët e mesnatës” nga lista finale me gjashtë kandidatë. Vepra – rrëfimi fantastik i Saleem Sinait, i lindur tamam kur India fitoi pavarësinë – fitoi Çmimin Booker më 1981. Ai ka fituar njëherësh “Librin e librave” më 1993 – një tjetër çmim special, në 25- vjetorin e themelimit të tij.

Nëse fitorja e Rushdie-ut ishte e parashikueshme, njëherësh dhe e merituar, sipas John Mullan-it, profesor i Anglishtes në University College të Londrës, dhe një nga vlerësuesit e listës finale për “Best of the Bookers”. Ai ka pohuar se kur “Fëmijët e Mesnatës” fitoi Booker Prize më 1980, askush nuk e njihte si duhet Rushdie-un, ky ishte romani i tij i dytë dhe askush nuk priste që të fitonte. Megjithëse njerëzit e dinin se çfarë ishte realizmi magjik, askush nuk kishte lexuar më përpara në anglisht një roman si ky. Dhe ku fitoi, u duk se nëpërmjët këtij çmimi mund të identifikoheshin zhvillimet e reja në letërsinë angleze.”

Libra të tjerë në listën e “The Best of the Booker” ishin “Rruga e shpirtit” - Pat Barker (1995); “Oskar dhe Lusinda” - Peter Carey (1988); “Turpi” - JM Coetzee (1999); “Konservatori” - Nadine Gordimer (1974) dhe “Rrethimi i Krishnapurit” - JG Farrell (1973). Vendin e dytë e zuri “Turpi” i nobelistit afrikanojugor JM Coetzee. Mullan ka theksuar se ky çmim konfirmon nga ana tjetër që “vlerat që këtyre librave i kanë mbijetuar modës që u jep atyre popullaritet të përkohshëm”.

Edhe pse nuk pati polemika të asaj shkalle si për “Vargjet Satanike”, për hir të “Fëmijëve të mesnatës” Rushdie-u u kërcënua me padi për shpifje nga Indira Gandi. Çështja u zgjidh para se të shkonte në gjyq.

Nga : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama