Tre vjet me vone, prej largimit te saj, gjerat kane ndryshuar. Sipas nje fjale te vjeter kombetare, amanetin nuk e tret as dheu dhe ne permbushje te tij...keto dite, i biri i saj natyral me ane te nje perpjekje te perbashket me ish-aktoret e vegjel, po ben nje perpjekje per pergatitjen e nje antologjie kujtimesh ndaj te ndjeres Znj. Xhanfize Keko.
Pa asnje medyshje, ka te ngjare qe kjo te jete nje nga aktet me prekese, qe ka bere ne jeten e tij, gazetari Ilir Keko! Po. Per te mos thene e paperseritshme. Pak dite me pare, me nje leter publike, ai u eshte drejtuar realisht te gjithe femijeve-personazhe te nenes se tij, kineastes se njohur Xhanfize Keko, me lutjen e sinqerte qe t’i dergojne kujtimet e tyre, kushtuar nenes se tyre te perbashket, asaj qe ata e njihnin me togfjaleshin Teta Xhano . Te gjitha bashke jo vetem do te sherbejne me kete rast per te bere nje liber kushtuar nenes se tij, por do t’i sherbejne asaj perpjekje te bukur per te mbajtur dikur filmin shqiptar.
Kur eshte pjekur si ide dhe pas nje eksplorimi te kujdesshem, kjo leter-ftese i eshte percjelle njeherazi ne gati kater kontinente, ku gjenden sot personazhet e vegjel te filmave shqiptare nga fillimi i viteve ’70 deri ne fund te viteve ’80. Duket se kerkesa e tij e ka tejkaluar dhe idene e vete Ilirit.
Ata po mblidhen. Iliri, sapo po merr pergjigjet e para dhe e gjithe ushtria e Teta Xhanos eshte vene ne levizje me hartimin e kujtimeve individuale, ku kane pershkruar veç kujtimeve me te dhe episode te tera, ku shpaloset profesionalizmi i kineastes dhe i te gjithe stafit te saj. Mbase e thene ne kete menyre do te duket si panegjirike, por ka te ngjare qe te jene te pakte kineastet shqiptare, qe kane arritur majen e suksesit te saj qofte deri ne ditet tona.
Per 13 vjet, deri ne vitin 1984, Znj Keko realizoi me sukses 12 filma artistike, qe jane edhe sot tejet terheqes per femijet. Jo thjesht te realizuar artistikisht, por edhe me vlera edukative dhe me shume akoma me mesazhe teper te qarta per boten feminore morale, ku filmat e Xhanfise Kekos, kane qene nga mesuesit me te mire.
Nga ana tjeter, cilesia e tyre ka konkurruar me dinjitet edhe ne festivalet nderkombetare, duke dhene shume mesazh te mire per kulturen shqiptare. Vete, artistja ne te gjalle, veç çmimeve e titujve te shumte, ne vitin 1984 u vleresua me titullin e larte “Artiste e popullit”. Ajo ka fituar edhe Kupen e Festivalit te Pare per filmin “Beni ecen vete” ne 1976. Xhanfise Keko eshte regjisorja e pare shqiptare e vleresuar me çmime nderkombetare. Ne Festivalin Nderkombetar te Filmit per Femije dhe te Rinj ne Xhifoni (Itali), ka fituar tre here medalje per filmat “Beni ecen vete”, “Pas gjurmeve” dhe “Tomka dhe shoket e tij”.
Kaq. S’mund te thuhet me. Me mire se Iliri me letren e tij askush s’mund te shprehet:
“Ndersa shkruaj tani keto radhe, thelle brenda meje, ndjej se ju kam rikthyer shume vite pas dhe ju kam ngacmuar kujtimet e bukura te feminise, ashtu siç ndjej dhe zerin tuaj se largu qe me siguron se do t’i pergjigjeni pozitivisht ketij propozimi. Ne kete situate te bukur shpirterore, me duhet t’u tregoj edhe diçka… Vite me radhe, “teta Xhano” jetoi me deshiren e madhe per t’ju mbledhur ne nje nga ditelindjet e saj, te gjithe ju femijeve, tashme te rritur e te shperndare ne te kater anet e botes, por nuk ja arriti... Ja pse sot, duke e konsideruar nje amanet te saj, une po ju zbuloj dhe deshiren time te madhe qe, ne tre vjetorin e ndarjes nga jeta te regjisores Xhanfise Keko ( 22 dhjetor 2010 ), te mund te takoheshim te gjithe ne Tirane per te promovuar ne nje mbremje origjinale kete liber krejt te veçante e me shume vlere”. Me shume eshte e tepert. T’i presim kujtimet e tyre per Teta Xhanon...
Nga Leterkembimet
“Beni ecen vete”-Personazhi kryesor
Monday, 21 December, 2009 7:38
From: jonispiro@yahoo.com
To: kekoilir@yahoo.co.uk
Ilir...,
Une per teta Xhanon ruaj kujtime shume te bukura dhe sa me shume kalon koha aq me te shtrenjta behen ato ne jeten time.
Kete vit behen 35 vjet qe kane kaluar nga Beni, dhe me duket sikur ka qene dje. Teta Xhano ishte nje enderr per artin kinematografik shqiptar, qe sa me teper kalon koha aq me legjende behet. Une ne jeten time nuk kam takuar grua te dyte qe te kete pasur virtytet, talentin, dhe mjeshterine e saj ne art. Ajo te kthente nga ordiner ne nje njeri te perkryer. Mua personalisht me beri nga nje femije me brenge ne zemer, ne Benin e famshem. Me ka injektuar nje deshire ne zemer qe kam 35 vjet qe jetoj me te dhe kurre nuk e kam ndier veten bosh.
Ilir, nese arti eshte magjik, mamaja juaj ishte magjistarja me e madhe e botes. Nuk e di se si mund te ishte edhe nje grua aq e thjeshte dhe e dashur, kur kishte te bente me 100 drure te pagdhendur qe vetem duhej t’u shpjegonte se çfare duhet te benin e prape se prape nuk kuptonin. Mua me mbante shume afer gjate xhirimeve dhe me perkedhelte gjithmone floket, mbasi duhej t’i gerthiste dikujt qe ta perqendronte ne pune. Pastaj me buzeqeshte dhe thoshte me ze te larte: - Xhirim!!! Kur rrija prane saj, isha i sigurt, isha i mbrojtur, i qete, i paster ne mendime, edhe pse femije, e mbase edhe tekanjoz, respekti dhe dashuria per te ka qene gjithmone ne te njejtin nivel me dashurine per mamane dhe gjyshen time. Ajo me ka bere artist dhe pa te ndihem i varfer.
Me mungon thelle-thelle ne shpirt diçka. Nje grua gjeniale qe meriton te ngrihet ne piedestal, sepse atje e çoi artin e saj filmik. Nuk njoh njeri qe mos te me kete pyetur me kuriozitetin me te madh per te. Dhe ndoshta atehere nuk e kuptoja habine e tyre, por sot u jap plotesisht te drejte. Jemi me fat qe kemi pasur nje mama te tille, si ju dhe une. Me fal qe po te sjell nostalgji, por une e di qe ate kohe qe ajo shpenzoi larg jush kur ishte me pune, ate dashuri e mall qe kishte per ju na e jepte ne femijeve aktore, dhe veçanerisht mua qe me donte dhe e doja shume. Shpesh kemi fjetur bashke ne nje dhome, e ajo me lexonte libra me perralla derisa me vinte ne gjume kur ishim me xhirime. Prandaj them qe ajo ishte dhe nena ime dhe mua me ka marre malli shume per te. Ika te fshij lotet me keqardhje qe nuk e kemi me.
Me dashuri e shume mall.
Herion Spiro
Personazh te “Tomka dhe shoket e tij”
Saturday, 30 January, 2010 17:22
From: artanputo@yahoo.com
To: kekoilir@yahoo.co.uk
I dashur Ilir!
Te falenderoj per letren. Une jam dakord qe te jap ndihmen time modeste per kete ndermarrje kaq te bukur.
Ne te gjithe, femijet e teta Xhanos, i jemi borxhli asaj per ate qe na dhuroi: kujtimet me te bukura ne jeten tone, filmat tane te femijerise qe do te na ndjekin pas tere jeten. Une do te desha te takoheshim se bashku per te vene disa piketa te punes, por une lirohem pas dates 17 shkurt, kur te vij nga Italia.
Te uroj gjithe te mirat dhe mirupafshim se shpejti.
Artan Puto
Personazh te “Mimoza Llastica”
Friday, 29 January, 2010 15:49
From: olipasko@gmail.com
To: kekoilir@yahoo.co.uk
uauu Ilir!
Te pergezoj per iniciativen dhe te falenderoj vertet. Sinqerisht te them se, pasi e lexova letren pata nevoje te marr fryme thelle e te reflektoj. Pas tashme gati 40 vjetesh distance ne kohe, me shume se detaje kujtimesh ka mbetur nje vel i holle qe mbeshtjell kujtimin e nenes tende, diçka qe te ben te ndiesh me shume se respekt (i cili eshte teper i thelle kuptohet), te ben te ndiesh dashuri, nostalgji per ate njeri qe rrezatonte aq teper miresi... dhe nuk flas vetem per kohen kur ishim femije, dhe kur dashuria e miresia vijne shpesh aq natyrshem sa nuk arrin t’i vleresosh... ato i rezistuan kohes dhe deri ne fund ka qene kenaqesi per mua sa here takoheshim qofte edhe rastesisht per pak minuta ne rruge, momente te cilat sikur me bejne nganjehere te harroj qe ajo nuk eshte me midis nesh e nje dite mund te ndeshem serish me te te “Mine Peza”.
Te pershendes,
Olizana Pasko
Personazh “Nje vonese e vogel”
Thursday, 4 February, 2010 14:34
From: junatomori@hotmail.com
To: kekoilir@yahoo.co.uk
I nderuar Ilir!
Vertet qe me kete e-mail me kthyet shume vite me pare, ne vitet e femijerise, por me teper ne kohen kur xhiruam filmin, qe per mua ka qene nder kohet me te bukura e te paharrueshme te femijerise time... Mbaj mend qe per filmin “Nje vonese e vogel” na zgjodhen neper shkolla dhe mbasi beme kinoproven te “Pallati i pioniereve”, teta Xhano e mori vesh qe une isha vajza e Eves e ngaqe ne ate kohe nuk lejohej qe femijet e aktoreve te angazhoheshin neper filma, ajo me tha qe te mos them kush eshte mami im dhe une e qepa gojen. Nga ajo dite, teta Xhano gjate xhirimit te filmit me therriste me emrin e rolit, Dorina. E bente kete sigurisht, edhe qe te me fuste ne rol. Nuk mbaj mend qe te jete merzitur nje here me ne, femijet e saj. Edhe kur ne nuk mbanim mend tekstin ose nuk vepronim siç na thoshte ajo, teta Xhano gjate gjithe xhirimit te filmit, si edhe gjate dublimit, ka qene shume e ngrohte, e durueshme dhe e dashur me ne duke mos e humbur asnjehere autoritetin. Dhe ne te gjithe e donim dhe e respektonim jashte mase. Une kam qene historikisht shume gjumashe, por mami me thote qe gjate kohes se xhirimit te filmit zgjohesha qe me nate, nga deshira e madhe per te shkuar ne Kinostudio apo ku e kishim xhirimin.
Dhe kjo deshire vinte, ngaqe ia kalonim aq mire! Edhe pas xhirimit te filmit, disa here kam lutur dhe mamin qe te vinim per vizite te teta Xhano dhe kemi ardhur. Per mua ishte kenaqesi e madhe kur takoheshim me teta Xhanon. Po behen 20 vjet qe une nuk jetoj ne Tirane, por miqte e mi me thone se filmi “Nje vonese e vogel” shfaqet gati çdo 2 - 3 muaj. Vetem fakti, qe filmat e teta Xhanos shfaqen kaq shpesh edhe sot e kesaj dite, flet me se miri per vlerat e saj si regjisore.
Pershendetje miqesore, Juna Tomori
Personazh “Nje vonese e vogel”
Thursday, 4 February, 2010 23:57
From: anna_ruff@hotmail.com
To: kekoilir@yahoo.co.uk
I dashur Ilir!
eshte kenaqesi dhe privilegj per mua te kem kete mundesi. E kam blere librin e teta Xhanos dhe e kam lexuar dy here deri tani. Une jetoj ne Amerike, por gjithsesi te premtoj se do ulem dhe do shkruaj ato gjera qe mbaj mend.
best regards
Albana Merkoziaj
Personazhe te “Beni ecen vete”
Wednesday, 10 February, 2010 15:47
From: selma.usa@comcast.net
To: kekoilir@yahoo.co.uk
Ilir!
Te kerkoj ndjese per e-mail-in tim te vonuar.
Te falenderoj shume per letren aq miqesore, e cila me riktheu emocionet qe provova kur lexova librin e mrekullueshem te teta Xhanos. Te them te drejten, ditet qe lexoja librin u mbusha me shume emocione, pasi teta Xhano na solli ne menyre te persosur kujtimet e atyre viteve te te gjitheve ne qe benim pjese ne jeten e saj. Shume here gjate atyre diteve kam qare nga malli per ate pjese te femijerise sime qe jo çdo femije e ka fat ta jetoje. Me ka mbetur pishman qe nuk munda ta takoj edhe nje here. Largimi nga Shqiperia, nga familja ime, dhe pershtatja me jeten ne emigracion, pa dyshim la pasoja ne jeten time.
Ilir, edhe pse kohen e kam te kufizuar, ajo kurrsesi nuk do te me ndaloje te hedh ne leter kujtimet e mia per teta Xhanon pasi, pa me te voglin dyshim ky eshte nje nder shume i madh per mua.
Pershendetje!
Selma Sotirllari