Por paratë sjellin me vete dhe rreziqe. Në këtë rast rreziku erdhi nga prindërit e distancuar dhe dadot zemërgur. Adoleshentët vranë një 14-vjeçar thjesht për emocionet që do u jepte kjo gjë në vitin 1924. Ilich Ramirez Sanchez e ka marrë emrin nga Lenin dhe u rrit nga një baba venezuelian që e urrente kapitalizmin dhe që ishte avokat që përkrahte sistemin. Pasi tutorët komunistë privatë i mësuan atij bazat kryesore, Sanchez u dërgua në një kamp stërvitjeje gueriles në Kuba dhe më pas në Londër ku kreu shkollën e mesme. Universitetin e kreu në Moskë dhe në vitin 1975 ai ishte njeriu më i kërkuar i botës si terrorist dhe vrasës. Babai i Kathy Boudin ishte një avokat i shquar, ndër klientët e të cilit bënin pjesë Fidel Castro dhe njeriu, i cili nxori sekretet nga Pentagoni. Por, babi i Boudin ishte një person që shkonte pas femrave, e ëma tentoi vetëvrasjen dhe Kathy u rebelua.
Ajo iu bashkua grupit “Weather Underground” dhe në vitin 1984 u dënua për vrasjet në grabitjen “Brinks”. Vrasësi i mbetur në tentativë dhe adhuruesi i Jodie Foster ishte djali i një pronari nafte. Në fakt, familja Hinckley kishte kontribuar shumë në fushatat presidenciale të George H.W.Bush, i cili ishte zëvendëspresident në vitin 1981, kur John Hinckley Jr. u përpoq të vriste presidentin Ronald Reagan, duke e plagosur rëndë atë, thjesht për t’i rënë në sy aktores Jodie Foster. Ajo që nisi si investim përfundoi në një rreth vrasjesh. I përbërë nga një grup studentësh në një shkollë prestigjioze të Los Anxhelosit, grupi u përpoq të aplikonte disa skema pasurimi të shpejtë, por u kthye në gjakderdhje, kur gjërat filluan të shkatërrohen. Dy anëtarë u dënuan me burgim të përjetshëm në vitin 1984 pasi vranë një anëtar tjetër, në përpjekje për t’i marrë pasurinë.
Në një shtëpi 4 milionë dollarëshe të marrë më parë nga Elton John dhe Prince, vëllezërit Menendez bënë shoshë prindërit e tyre me automatik më 20 gusht 1989. Ato pretenduan më pas kur u kapën nga policia se babai i tyre, një multimilioner hollivudian kishte abuzuar me ta seksualisht. Por fushata e shpenzimit të pasurisë 14 milionë dollarëshe më pas tregoi se motivi i vetëm i tyre ishte thjesht lakmia.
Osama bin Laden
I lindur në një prej dhjetë familjeve më të pasura arabe, me kompani me vlerë 7 miliardë dollarë, bin Laden braktisi të drejtën e trashëgimisë duke deklaruar luftë ndaj “myslimanëve falsë” të mbretërisë saudite (partnerët në biznes të familjes së tij) dhe më pas duke i deklaruar luftë Amerikës, një vend ku familja Laden kishte biznese të mëdha më parë. Ai u vra nga marinsat amerikanë në Pakistan.
Nathan Leopol dhe Richard Loeb
Leopold jetonte në një pronë të madhe e blerë nga fitimet kolosale të një kompanie detare, ndërkohë që babai i Loeb fitonte 10 milionë dollarë si zëvendëspresident i “Sears”. Por paratë sjellin me vete dhe rreziqe. Në këtë rast rreziku erdhi nga prindërit e distancuar dhe dadot zemërgur. Adoleshentët vranë një 14-vjeçar thjesht për emocionet që do u jepte kjo gjë në vitin 1924.
Ilich Ramirez Sánchez
Ilich Ramirez Sanchez e ka marrë emrin nga Lenin dhe u rrit nga një baba venezuelian që e urrente kapitalizmin dhe që ishte avokat që përkrahte sistemin. Pasi tutorët komunistë privatë i mësuan atij bazat kryesore, Sanchez u dërgua në një kamp stërvitjeje gueriles në Kuba dhe më pas në Londër ku kreu shkollën e mesme. Universitetin e kreu në Moskë dhe në vitin 1975 ai ishte njeriu më i kërkuar i botës si terrorist dhe vrasës.
Kathy Boudin
Babai i Kathy Boudin ishte një avokat i shquar, ndër klientët e të cilit bënin pjesë Fidel Castro dhe njeriu, i cili nxori sekretet nga Pentagoni. Por, babi i Boudin ishte një person që shkonte pas femrave, e ëma tentoi vetëvrasjen dhe Kathy u rebelua. Ajo iu bashkua grupit “Weather Underground” dhe në vitin 1984 u dënua për vrasjet në grabitjen “Brinks”.
John Hinckley Jr.
Vrasësi i mbetur në tentativë dhe adhuruesi i Jodie Foster ishte djali i një pronari nafte. Në fakt, familja Hinckley kishte kontribuar shumë në fushatat presidenciale të George H.W.Bush, i cili ishte zëvendëspresident në vitin 1981, kur John Hinckley Jr. u përpoq të vriste presidentin Ronald Reagan, duke e plagosur rëndë atë, thjesht për t’i rënë në sy aktores Jodie Foster.
Klubi i djemve milionerë
Ajo që nisi si investim përfundoi në një rreth vrasjesh. I përbërë nga një grup studentësh në një shkollë prestigjioze të Los Anxhelosit, grupi u përpoq të aplikonte disa skema pasurimi të shpejtë, por u kthye në gjakderdhje, kur gjërat filluan të shkatërrohen. Dy anëtarë u dënuan me burgim të përjetshëm në vitin 1984 pasi vranë një anëtar tjetër, në përpjekje për t’i marrë pasurinë.
Erik dhe Lyle Menendez
Në një shtëpi 4 milionë dollarëshe të marrë më parë nga Elton John dhe Prince, vëllezërit Menendez bënë shoshë prindërit e tyre me automatik më 20 gusht 1989. Ato pretenduan më pas kur u kapën nga policia se babai i tyre, një multimilioner hollivudian kishte abuzuar me ta seksualisht. Por fushata e shpenzimit të pasurisë 14 milionë dollarëshe më pas tregoi se motivi i vetëm i tyre ishte thjesht lakmia.
Desire Munyaneza
Djali i një biznesmeni të shquar nga Ruanda, Desire Munyaneza la pas një arsimim të shquar dhe mënyrë jetese të rafinuar për t’u bërë një vrasës gjenocidi. Në maj të vitit 2009, një gjykatë kanadeze e dënoi atë me burgim të përjetshëm për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë.
Charles Ng
Charles Ng është një fëmijë tjetër i mallkuar nga pasuria e tij. Mënyra e rritjes strikte nga i ati, një biznesmen nga Hong Kongu, nuk e pengoi që Charles të sillej keq në adoleshencë, apo të arrestohej për vjedhje në adoleshencë. Pasi la universitetin në Kaliforini ai filloi një sërë krimesh që nisën nga regjistrimi në marinë e deri tek një seri krimesh sadiste kryer bashkë me një partner. Në vitin 1999 ai u dënua me vdekje.
Princi Dipendra
Pretendenti për fronin e Nepalit, Dipendra u rrit në një pallat të madh të mbuluar nga tapetë të kuq dhe me një Mercedes Benz, dhuratë nga Adolf Hitler. Por, kur familja e tij kundërshtoi martesën e tij me një vajzë nën serën e tyre ai përdori një automatik për të vrarë nënën, babain, vëllain dhe gjashtë të afërm të tjerë përpara se të vriste veten në vitin 2001.