Femijet identike nena u rruan koken me numra

Femijet identike, nena u rruan koken me numra
Nëna e katërnjakëve identikë u ka rruar kokën fëmijëve të saj, duke u lënë flokë vetëm sa për të formuar numrin e secilit, si një stampë mbi kokë. Duke e parë se ajo vetë edhe bashkëshorti i saj e kishin shumë të vështirë të dallonin djemtë e tyre gjashtëvjeçarë, nëna ka vendosur që pak ditë para fillimit të shkollës të merrte këtë masë për të mos krijuar konfuzion mes mësuesve dhe nxënësve të tjerë. Kështu, ata mund t’i dallojnë nga numrat.

Nga njëshi deri të katra, që janë të mëdha e të dukshme për të gjithë. Edhe vetë fëmijëve duket se u pëlqen ky plan, pasi argëtohen me numrat e tyre. Nëna e djemve, Tan Çaojun, nga Shenzeni i Kinës, tha: “Djemtë e mi janë identikë, madje edhe për mua. Mund ta bëja ndryshimin mes tyre vetëm nga këndi që u krijonte qepalla e syrit përpara se të mbushnin 18 muajsh. Ndërsa tani janë aq të ngjashëm, sa as babai i tyre nuk mund t’i dallojë dot se kush janë. Ndonjëherë ai dënon djalin e dytë për diçka që ka bërë djali i tretë”, tha ajo.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama